Përplasi me skaf për vdekje vogëlushen/ Sa vite burg rrezikon efektivi Arjan Tase

Përplasi me skaf për vdekje vogëlushen/ Sa vite burg rrezikon efektivi Arjan Tase

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duke rindërtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur mesditën e së martës, ku një vogëlushe 7-vjeçare u përplas me skaf nga një efektiv policie i cili ndodhej me pushime me familjen në plazhin e Potamit, zbulon akuzën e ngritur ndaj tij.

Vrasje e kryer nga pakujdesia”, është akuza e ngritur ndaj efektivit Arjan Tase, vepër penale e parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, për efektivin i cili deri dje mbante detyrën e shefit të Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Po çfarë dënimi parashikon ky nen? Maksimumi që efektivi Tase rrezikon të qëndrojë pas hekurave është 5 vite burg, çka do të thotë se ai mund të dalë edhe më herët nga qelia.

Neni 85- Vrasja e kryer nga pakujdesia dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

AMP tha ndër të tjera se në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi Arjan Tase ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit Arjan Tase, ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy