
Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me lajmin e që qarkulloi pak ditë më parë se pajisja me leje drejtimi do të fillojë që në moshën 17 vjeç. Ai tha se vendi ynë ka një sistem të centralizuar, ndërsa theksoi se në të gjithë botën kemi lloje të ndryshme patentash. Sipas tij jemi duke ndjekur shembullin gjerman dhe se DPSHTRR është duke bërë bisedime me Gjermaninë për këtë çështje.
Është një lajm që krijon interes dhe në fakt ka pasur një kërkesë të vazhdueshme nga ana e familjeve, moshave të reja për një aplikim për leje drejtimi nën moshën 18 vjeç. Ka shtete që kanë praktika që lidhen me lande si Gjermania që ka bashkëpunim të ngushtë me pushtetin qendror, ka vende që brenda shtetit bëjnë zgjedhje të ndryshme. Në SHBA ka patenta të reja nga 14-18 vjeç. Ka patenta që lidhen dhe me tipin e territorit, ndërsa ne kemi një sistem të centralizuar. Në të gjithë botën shteti bën politika të ndryshme për t’ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve. Në Shqipëri kushtet dhe konteksti është i ndryshëm, por vlerësojmë se vëllai jonë i madh që është Gjermania dhe që na ka ndihmuar shumë, është model për BE dhe jo më kot që ky rast i patentës nën 18 vjeç është testuar dhe ka dalë e suksesshme.
Më tej ai tha se menjëherë pas lajmit u spekulua disa e bënë të kryer, por sipas tij përgjigja është pikërisht e orientuar për kujdesin e sigurisë rrugore.
Kemi shifra shumë të mira të shoferëve të rinj të sapo patentuarit, jemi më mirë, shoqëria jonë ka avancuar, përgjegjësia është marrë dhe kuptuar, është punuar dhe të gjitha këto janë fakte, por gjithmonë bota punon përpara, nuk është njësoj informacioni i moshës sonë me atë sot dhe duhet të bëjmë çdo gjë që jeta të jetë më dinamike dhe gjithëpërfshirëse.
I pyetur nëse shkojmë drejt kësaj kemi një formulë, Gonxhja tha se qëllimi kryesor është jo që ti bësh tekat dhe qejfin disa fëmijëve, por me studimet është provuar që më shumë orë në timon për një shofer të ri përkthehet në cilësi në vitet më pas.
Kjo gjë është bërë dhe po eksperimentohet sepse ka funksionuar duke shtuar orët e mira me trajnime sa më të mira. Ne shquhemi për sport kombëtar shumë të zhvilluar dhe me vrap janë lëshuar ata që skanë bërë asgjë për mirë ndonjëherë në shoqëri që e ke gati aty online. DPSHTRR nuk vrapon të marrë dhe rrëmbejë gjëra të padiskutuara mirë, por jemi ulur me partnerët tanë gjermanë dhe kemi diskutuar. Ne sot po punojmë si mund të lehtësojmë më shumë teori në seanca dhe të ketë më shumë në praktikë.
Ka ardhur momenti që të shihet çdo gjë sepse janë shoqëria jonë, janë fëmijët tanë dhe sot po flitet për inteligjencë artificiale, ne do mundohemi të bëjmë carë është më e drejta, sepse Shqipëria nuk është Tirana. Tema e parë është autoshkollimi, por në Shqipëri kemi dhe nivele të tjera që janë niveli jetesës, pagat e ulta, dhe kur prek një detyrim të caktuar për qytetarin do kthesh sytë dhe nga hallet e tyre.
Ne duam të bëjmë një shkollë autosociale për kategorinë që janë nën përkrahjen sociale, me një rimbursim, rifinancim të bënim gati një formulë që dhe dikush që s’ka mundësi fare, por ai mund ti hapet mundësia me një patentë diku, pra jemi duke parë çdo gjë dhe nga niveli i jetesës në mënyrë që të mos komprometojmë mësimin. Dhe kur flasim për autoshkollimin nga e para një risi ishte dhe kërkesa e madhe e tyre për informacione. Dhe ti thuash sot dikujt në botë që një 17 vjeçar nuk i plotëson kriteret për patentë do qeshin. Këta 17 vjecarë që do pajisen me patentët do jenë në shoqërimin e prindërve në timon për një vit, vëllait, një njeri i afërt, po diskutojmë për të ulur numrin e aksidenteve në rrugë. Në këtë aspekt është për më shumë siguri, jo për të lëshuar pe.
Nëse ka një datë kur mund të hyjë në fuqi, Gonxhja tha se është duke u punuar me palën gjermane me një grup pune, pasi sipas tij kemi shumë tema për të diskutuar, por një pjesë e rëndësishme e tyre ka të bëjë me drejtuesin e mjetit ku ata janë shumë më përpara.
Do ta përshtatë për kontekstin dhe kulturën tonë. Kategoria më e rrezikshme sot është 35-45 vjeç ku vetësiguria e tepruar bën kërdinë dhe kemi numrin të ulët në autostrada, dhe po studiojmë që të ndërhyjmë për të pasur. Ne nuk kemi kulturën e njëjtë me Gjermaninë dhe s’pretendojmë se brezat tanë të mëparshëm të jenë të njëjtë me ta sepse nuk kanë pasur të njëjtan masa.
Me sistemin e policisë do punojmë të shohim shkeljet e viteve të fundit dhe pa sistemin për të kontrolluar me kë je në makinë, për historikun e tij të sjelljeve, të gjitha këto do përkthehen në të dhëna dhe nuk do e marrësh dot patentën 17 vjeç nëse shoqëruesi i certifikuar nuk i plotëson kushtet. Patentat me shoqërim janë një realitet dhe duhet të hapemi ndaj këtij realiteti.



