Presidenti amerikan, Donald Trump, rezultoi negativ për Covid-19. Lajmin e konfirmoi për mediat amerikane mjeku i Shtëpisë së Bardhë.
"Në përgjigje të pyetjes tuaj në lidhje me testin më të fundit të Presidentit Covid-19, mund t'ju informoj se ai ka dalë negativ për disa ditë rresht duke përdorur Abbott BinaxNOW", tha Dr. Sean Conley.
Ndërsa vetë Trump doli para mbështetësve në Florida, në tubimin e parë pas përballjes me virusin.
"OBSH pranoi se kisha të drejtë. Bllokimet po vrasin vendet në të gjithë botën. Kura nuk mund të jetë më e keqe se problemi. Në 22 ditë ne do të kthehemi të fitojmë në Florida dhe në të gjithë vendin", tha ai.
"Unë jam imun tani. Ndihem i fortë. Do t'ju puth të gjithëve, do të puth gra të bukura", ka thënë ai para mbështetësve.



