Kriza e furnizimit me qumësht/ Hoxha: Vetëm 11% e prodhimit e licensuar (VIDEO)

Kriza e furnizimit me qumësht/ Hoxha: Vetëm 11% e prodhimit e licensuar (VIDEO)

Donjald Hoxha, përfaqësuesi i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se rënia e prodhimit të qumështit vjen si rezultat i pasi fermat e vogla nuk e përballojnë dot kostot e lëndëve ushqyese.

Ndër të tjera ai u shpreh se aktualisht 11% e qumështit kalon në baxho të licensuara ndërsa pjesa tjetër në informalitet, qumështi i rrugës i cili kalon direkt te konsumatori familjar.

Hoxha tha se aktualisht 50% e sasisë sigurohet nga prodhimi vendas, ndërsa gjysma tjetër përmes importit.

1.Zoti Hoxha, sapo ndoqëm materialin ku si përpunues ashtu dhe fermerë pranojnë se ka rënie të prodhimit të qumështit. Pse po ndodh kjo?

Është një situatë e vështirë për të gjithë ciklin nga përpunimi deri në shitje. Ka ulje të krerëve të bagëtive, pasi fermat e vogla nuk e përballojnë dot në kosto lëndën ushqyese. Informaliteti është një problem i rëndësishëm, këtë e ndjejnë drejtpërdrejt njësitë e përpunimit ndërkohë fabrikat e vogla kanë fazën e vetë të vështirësive pasi janë të lidhura drejtpërdrejt me fermerin të cilit i janë rritur të gjitha kostot për standardizimin e fermës së tij. Prandaj shoqata jonë ka insistuar fort për skemat ndihmë, të jenë të inspektuara drejtpërdrejtë në prodhimtarinë veçanërisht të qumështit. Mbështetja duhet të adresohet te ai që prodhon. Duhet të ketë një kategorizim e cila i jep mundësi fermerit të krijojë idenë e rritjes dhe performancës për të përballuar koston.

2. Çfarë kapacitetesh përpunimi kanë fabrikat tona dhe sa lëndë e parë duhet që ato të jenë brenda kapaciteteve të tyre?

Aktualisht 8 nga fabrikat i përfaqëson shoqata jone dhe sot punojmë me gjysmën e kapacitetit për shkak të mungesës së prodhimit. 11% e qumështit kalon në baxho të licencuara, ndërsa pjesa tjetër në informalitet. Në këtë mënyrë konsumatorit nuk i garantohet cilësia. Cilësia e produkteve tona është e padiskutueshme dhe e testuar nga organizma ndërkombëtarë. 11% gati 1 mld litra shkon në njësi përpunimi të licencuara pjesa tjetër në njësi të palicensuara ose direkt te konsumatori familjar përmes qumështit të rrugës. Sot jemi në nivelin gjysëm për gjysëm. Kjo nuk është shumë fikse sepse nga muaj në muaj kemi dinamika të ndryshme.  Mbi 50% e sasisë sigurohet nga tregu vendas dhe tjetri nga importi.

3. Për vitin 2022 cilat janë pritshmëritë. Sa lëndë e parë mendohet të jetë e siguruar dhe nga do të merret?

Ajo që ne kemi kërkuar me ngulm është fakti që të ketë një politikë të qartë të orientuar ndaj mbështetjes së blegtorëve sepse ky sektor po shkon drejt zhdukjes. Për këtë arsye ky është një vit i rëndësishëm për sektorin e përpunimit të qumështit. Duhet mbështetje dhe luftë informalitetit. Të gjitha fabrikat janë të orientuara drejt prodhimit vendas për këtë arsye kemi ngritur problematikat që blegtori shqiptarë të mbështet njësoj si ai i huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy