Aksidenti me vdekjen e dy fëmijëve, pezullohen nga detyra drejtuesit e policisë Durrës

Aksidenti me vdekjen e dy fëmijëve, pezullohen nga detyra drejtuesit e policisë Durrës

Pas aksidentit me pasojë vdekjen e dy të miturve dhe plagosjen e një tjetri, të ndodhur mesditën e së dielës në Durrës, janë pezulluar nga detyra drejtuesit e policisë së këtij qarku.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:   

 

 -Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;           

 

-Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj; 

 

-Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.            

 

Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje  për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.       

    

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të policisë, për këtë rast.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy