Këshilli i Sigurimit, Çitaku: Serbia nuk la gur pa lëvizur për të penguar ushtrinë e Kosovës

Këshilli i Sigurimit, Çitaku: Serbia nuk la gur pa lëvizur për të penguar ushtrinë e Kosovës

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit ku diskutohet për Kosovën, tha se Serbia nuk ka lënë gur pa lëvizur për ta penguar shndërrimin e FSK’së në ushtri.

Shteti serb nuk ka lënë gur pa lëvizur për të penguar procesin e transformimit të FSK-së. Por, zonja dhe zotërinj, më lejoni të jem e qartë, se askush tjetër përveç Kosovës nuk e ka fuqinë të vendosë veto për themelimin e ushtrisë. Kjo është një çështje që i takon një shteti të pavarur dhe të cilin, Kosova do ta realizojë shpejt. Dhe më lejoni të jem edhe më e qartë, kjo është një çështje për të cilën s’do ta bisedojmë kurrë me Serbinë”, tha ajo.

Çitaku ka thënë se në vend se Vuçiç gjatë vizitës së tij në Liqenin e Ujmanit në vend që të dërgonte mesazhe paqeje nga ajo vizitë, ai ka thurur lavde për Sllobodan Millosheviçin, njërin prej shkaktarëve të një prej tragjedive më të mëdha në Ballkan.

Çitaku ka folur edhe për vizitën e presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit, duke thënë se atë ditë nuk u shënua asnjë incident ashtu siç ka konfirmuar edhe KFOR-i.

Ajo ka thënë se për një vizitë të tillë, Thaçi nuk ka nevojë që ta pyes askënd dhe se mund të lëviz i lirshëm në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy