Angli, kishin krijuar fabrikë për përpunimin e kanabisit në bodrumin e shtëpisë, pranga 2 shqiptarëve (VIDEO)

Angli, kishin krijuar fabrikë për përpunimin e kanabisit në bodrumin e shtëpisë, pranga 2 shqiptarëve (VIDEO)

Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi janë kapur me një fabrikë kanabisi në Gloucester. Shqiptarët e arrestuar janë Muj Toskaj, 24-vjeç, dhe Blerim Mustavataj, 29-vjeç, të cilët janë paraqitur pranë Gjykatës së Magjistraturës në Cheltenham nën akuzën e prodhimit të drogës.

Ata u arrestuan të dielën nga policia në rrugën “Barton”, teksa kishin krijuar një fabrikë të prodhimit të kanabisit me vlerë mbi 100 mijë euro. Aksioni nisi pasi ishin dëgjuar zhurma brenda ndërtesës, ndërsa pas kontrollit u gjet kanabisi, i cili përpunohej në mënyrë profesionale brenda në bodrumin e ndërtesës.

Dy shqiptarët e arrestuar kishin ngritur një fabrik përpunimi për kanabisin e cila ishte e pajisur me aspirim dhe llamba të nevojshme për për rritjen e bimës narkotike.

Policia ka kapur 189 bimë kanabis gjithsej, si dhe mjete të tjera. Policia i tha gjykatës se vlera e drogës është nga 52 mijë paund deri në 159 760 mijë paund. Burrat janë deklaruar fajtor për akuzën. Gjykatësi i çështjes tha se dënimi do të vendoset më 10 shkurt. Shqiptarët do të jenë paraburgim deri atëherë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy