
Këshilli i Bashkimit Evropian ia ka zgjatur deri në janar 2025 mandatin të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, raporton REL.

Vendimi është formalizuar disa muaj pasi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, e kishte emëruar Lajçakun si ambasador të BE-së në Zvicër.
Lajçaku do të duhet të niste punë më 1 shtator, kohë kur përfundonte roli i tij si i dërguar në dialogun Prishtinë-Beograd.



