Ambientalisti Guri shpjegon teoritë konspirative mbi sistemin “Haarp”: Ndodhin edhe në Shqipëri, dora e njeriut po ndërhyn te natyra

Ambientalisti Guri shpjegon teoritë konspirative mbi sistemin “Haarp”: Ndodhin edhe në Shqipëri, dora e njeriut po ndërhyn te natyra

Ndryshimet klimatike në botë dhe jo vetëm, është vërtetuar që në masë ndodhin nga dora e njeriut.

Ambientalisti dhe gjeologu Sazan Guri, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, tha se dora e njeriut po dështon para llogaritjeve të ‘kapriçove’ të natyrës.

Kemi kapriço të natyrës, d.m.th. gjëra të rastësishme që ndodhin një herë në 30, 50, 100 vjet bile inxhinieria llogarit gjithmonë 1% e mundësitë e probabilitetit, llogariten me 50, 75 me 95% dhe ai 1% është ajo se a mund të ndodhi kjo kapriçon e natyrës dhe njeriu merr masa për të përballuar këtë kaprico.

Psh, ta zënë Durrësit i ka tërmetet historike deri ne 6.3 të shkallës Rihter, ti do ndërtosh ndërtesa se natyra ta ka treguar këtë gjë, që mos të ndërtosh në rërë po edhe po ndërtove ta bësh me bazament që të përballoj tërmetin e tillë. Pra, natyra ti ka dhënë indikacionet, që nga 150 vjet përpara eksperiencë tregimesh , pra që do të duhet të merrje masat për një shkatërrim.

Amnientalisti Guri, foli edhe për sistemin “Haarp” i cili vepron duke lëshuar valë me frekuencë të lartë në jonosferë, për te cilën thotë se është ndikuar nga dora e njeriut.

Ai solli shembullin e krijimit të shtëllungave të avujve në afërsi të Malit të Tomorrit.

Sa i takon sistemit Haarp, unë besoj te një krijim i motit artificial, shi artificial, borë artificiale, dora e njeriut po ndërhyn te natyra.

Fakti se ai për ta bërë këtë gjë artificiale në këtë territor, do ët thotë se me ato lëndë që hedh, është potas, kalium, dyoksid karboni, alumin, etj. I ke parë avionët në kohë të mirë se si fluturojnë janë avion artificial që nxjerrin një re të bardhë, avull, është ndotës se ka alumin.

Këta duan që këto retë e bardha, unë kur iki në Berat psh, prapa Malit të Tomorit, dalin këto që janë vertikal, lëshojnë shtëllunga të bardha alumini, unë besoj se edhe te tjerët që jetojnë ne botë, të ketë precipitime të lëndëve që bllokojnë mushkëritë në mënyre që ty gripi të të kap më lehtë, që edhe kur të kap të kesh grimca të alumineve.

Promovimi bëhet për te ndotur mushkëritë tona. Behet te mali Tomorrit, kudo, ku vete, sot p.sh. në kohë të mirë do shohësh rrëke të bardha në lartësi 2,3, 10 km, formohet bashkë me grimcat e ajrit, formojnë  një lloj smoku fotokonik dhe bëjnë një ngrohje artificiale. Kemi një ngrohje që quhet serë, që rrezet e diellit kthehen mbrapsht, pra mbjellin re të bardha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy