Ylli i popit Britney Spears dhe bashkëshorti i saj Sam Asghari janë ndarë pas 14 muajsh martesë, raportojnë mediat amerikane.
Çifti u takuan për herë të parë në xhirimet e një videoklipi të Spears në vitin 2016 dhe u martuan në një ceremoni të vogël, në qershor 2022.
Asghari, 29 vjeç, mbështeti Spears, 41 vjeç, përmes trajtimit të shëndetit mendor.
Zërat për betejat e tyre martesore janë përhapur nëpër tabloidet amerikane kohëve të fundit.
TMZ publikoi fillimisht lajmin dhe një burim konfirmoi për agjencinë e lajmeve Associated Press se Asghari kishte paraqitur kërkesën për divorc.
Modeli dhe trajneri iraniano-amerikan u takua me Spears teksa ajo po xhironte videon për këngën e saj Slumber Party.
Ai luajti një rol kyç gjatë luftës së saj me babanë Jamie, duke veshur një T-shirt Free Britney në Instagram përpara një seance vendimtare gjyqësore.
Asghari i propozoi Spears në shtëpinë e tyre në shtator 2021.
Ndërsa ishin të fejuar, dyshja njoftuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku, por më vonë thanë se ndodhi një abort.
Dasma e tyre, në shtëpinë e këngëtares në Thousand Oaks, Kaliforni, ishte tejet private dhe luksoze ku morën pjesë njerëz të famshëm si Paris Hilton, Madonna dhe Drew Barrymore.
Por të dy së fundmi u panë duke mos mbajtur unazat e martesës në publik.
Spears ka qenë e martuar më parë me mikun e fëmijërisë Jason Alexander për 55 orë në vitin 2004 dhe reperin Kevin Federline nga viti 2004 deri në 2007, me të cilin ka dy fëmijë.



