Sulmet kibernetike/ Meksi: SHISH ka nevojë për profesionistë, do kemi sërish sulme (VIDEO)

Sulmet kibernetike/ Meksi: SHISH ka nevojë për profesionistë, do kemi sërish sulme (VIDEO)

Eksperti i IT, Endri Meksi në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me publikimin e të dhënave të kreut të SHISH, Helidon Bendos, për të cilin u shpreh se në nivel teknik nuk ka ndonjë qartësi.

Ai tha se duket se hakerat i janë qepur kreut të shish, ndërsa theksoi se të dhënat janë marrë nga data baza.

Në nivel teknik nuk ka ndonjë qartësi, nëse kemi të bëjmë me ndonjë të re apo jo. Nuk dihet nëse është hakuar një server i posaçëm i shish, apo ishin pjesë e e-malive të hakuara më parë. Nuk mund të themi dot nëse ka risi, por risia është se ata i janë qepur kryetarit të SHISH, kaluan te lista e një pjesë të stafit të SHISH dhe më pas te kryetari i saj.

I pyetur se sa mundësi ka që këto materiale të keqpërdoren dhe deformohen, Meksi tha se 99% nuk kuptojmë asgjë.

Të dhënat janë marrë në data baze, nuk shoh se ka interes për të ndryshuar emra, vetëm nëse ka një bashkëpunim mes homlet justin, mund të hedhim hipoteza se ndonjë e dhënë e veçantë të jetë ndryshuar, por ndryshimi si e tërë nuk mund të themi sepse nuk shoh hapësirë për dyshim, por teknikisht norma që mund të bëhet. Mund të ketë qenë më i hershëm sulmi në sisteme, sidomos në rastin aktual që kemi botuar nga raporti i macrosoftit, dyshimet janë të mëdha duke parë thellësinë e sulmit aktual. Kanë kaluar në një formë zinxhir, nuk duhet të ndodhte kaq kollaj sa ndodhi nëse do kishim masa më me sens, shumë pak informacion mbi strukturën e AKSHit gjendet. Macrosoft ka bërë raport mbi sulmin, por thuhen shumë pak gjëra.

Sa i përket punës së rrogave tregon faktin se atyre u duhen burime njerëzore të reja. Sipas tij ka gjithmonë e më pak kuadro në sektorin e IT, sidomos në fushën e kibernetikës dhe mbrojtjes në tërësi, dhe nuk është se ka të bëjë vetëm me një person të vetëm që i mbulon, pasi kjo është punë ekipi.

Në momentin që AKSHi kërkon rritjen e pagave indirekt ka kërkuar që ka nevojë për burime njerëzore. Fakti është që s’ka asnjë informacion të saktë, ajo që kuptojmë se çfarë ka ndodhur është të marrim bazat e të dhënave, jo të tëra gjenden kollaj dhe në bazë të VKM të bazave shtetërore gjendet një përshkrim i shkurtër dhe me ato mund të bëjmë njëlloj plotësimi të pazellit edhe asaj se çfarë çedoi. Por për sa kohë që macrosoft i ka vënë firmën skam ndonjë dyshim, por s’ka asnjë qartësi. Stafi i AKSHit mbulon një pjesë të roleve dhe detyrave, AKSHi është një institucion shtetëror që mbikëqyr një sërë sistemesh dhe AKSHi i koncepton dhe ndjek mbarëvajtjen e tyre, por ka dhe ente të tjera përgjegjës dhe deri më sot s’ka pasur asnjë informacion se çfarë roli ka patur, qoftë dhe një rol aksidentalisht për sulmin.

Meksi deklaroi më tej se mungon informacioni dhe në këtë rast nuk dimë se kujt mund t’ja vëmë gishtin, por sipas tij ekziston mundësi e bashkëpunëtorëve të brendshëm dhe se nuk është aspak habi që të sulmohemi sërish.

Nuk dua t’ja vë gishtin askujt, por nuk përjashtohet të ketë pasur bashkëpunëtorë të brendshëm, sisteme të hakuara ka në të gjithë planetit, por tek rasti shqiptar është niveli shumë i ulët i informacionit teknik që na jepet në këtë rast konkret që kemi ne. Por nuk është se në vetvete një sulm apo një dështim i masave mbrojtëse është ndonjë çudi, më beso që do të kemi prapë, çudi është të mos ketë, por duhet të informohemi, dikush duhet të japë llogari dhe të merren masa. Sulmi ka nisur herët që në maj, struktura informatike e personave përgjegjës nuk ka marrë masa nga 17 korriku dita e parë kur ranë shërbimet e AKSHit, asnjë se kuptoi që kishim të bënim me një sulm deri 9 shtator, asnjë masë e marrë. Bëhej zhurmë, por asnjë masë nuk është marrë. Ndoshta u duhet dhe pak kohë sepse nuk është e lehtë të ndryshosh strukturat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy