Kërcënimi ndaj Presidentes Osmani/ Gashi: Email “fake”, ka pasur kërcënime edhe ndaj liderëve të tjerë. Shteti duhet të zbulojë burimin (VIDEO)

Kërcënimi ndaj Presidentes Osmani/ Gashi: Email “fake”, ka pasur kërcënime edhe ndaj liderëve të tjerë. Shteti duhet të zbulojë burimin (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një emaili anonim.

 Lajmi është konfirmuar nga këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili theksoi se ky nuk është kërcënimi i parë, por se deri më sot askush nga autorët e këtyre kërcënimeve nuk është përballur me drejtësinë.

Lidhur me këtë rast, eksperti i sigurisë Milazim Gashi, i ftuar në “MCN Live”, u shpreh se këto kërcënime nuk janë të izoluara vetëm ndaj Presidentes, por janë bërë edhe ndaj figurave të tjera politike në vend.

Nuk është vetëm presidentja Osmani që ka marrë kërcënime. Të gjithë liderët e partive të mëdha, si të pozitës ashtu edhe të opozitës, përfshirë AAK, PDK dhe LDK, janë përballur me situata të ngjashme.

Shteti ka marrë masa për mbrojtjen e tyre me shoqërim të afërt.

Ky është një email “fake” dhe duhet që institucionet e Kosovës të hetojnë menjëherë për të zbuluar burimin e tij.

Shteti ka detyrë ta zbulojë adresën nga është dërguar emaili. Teknologjia në Kosovë është në një nivel të avancuar dhe mundëson identifikimin e burimit të kërcënimeve të tilla brenda një kohe të shkurtër.

Sipas Gashit, siguria kibernetike në Kosovë është rritur ndjeshëm, edhe për shkak të rreziqeve të mundshme nga vendet fqinje apo të treta si Serbia dhe Rusia, që shpesh shihen si faktorë të kërcënimeve hibride.

Teknologjitë e vendosura te Kontrolli i Shtetit, Kosova e ma më të avancuar dhe një mbikëqyrje më të lartë, edhe për faktin se kemi Serbinë dhe Rusinë si target dhe jemi shumë larg kësaj.

Deri më sot nuk kemi pasur raste të hakerimeve serioze, falë teknologjive të përparuara që përdor Kontrolli i Shtetit. Jemi një hap përpara në këtë drejtim.

Për këtë rast konkret, besoj se shumë shpejt do të dihet se nga cili vend dhe nga cili operator është dërguar emaili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy