AI mund të vetëklonohet/ Inteligjenca Artificiale kalon vijën e kuqe

AI mund të vetëklonohet/ Inteligjenca Artificiale kalon vijën e kuqe

Inteligjenca artificiale ka kaluar "vijën e kuqe" duke arritur të vetëklonohet. Në një studim të ri, ekspertë kinezë të teknologjisë kanë treguar se dy modele të njohura të gjuhës kompjuterike mundën të riprodhojnë veten.

Bëhet fjalë për modelin Llama31-70B-, Instruct i Metës dhe modelin Qwen2.5-72B-Instruct I Alibaba, të cilat përdoren gjerësisht nga zhvilluesit e inteligjencës artificiale.

Nga testimi u kuptua se sistemi i Inteligjencës Artificiale eksploroi fillimisht mjedisin dhe u përpoq të kuptonte përbërjen dhe mekanizmin e tij të funksionimit. Më pas përpunoi procese eksplicite si një plan fillestar drejt vetë-klonimit.

Në fund, ai ekzekutoi proceset, zgjidhi pengesat e mundshme dhe rregulloi në mënyrë dinamike planin e tij deri në sukses. I gjithë procesi u shtri në një periudhë të gjatë kohore, por pa përfshirë asnjë ndërhyrje njerëzore.

Studiuesit thanë se ishin të shqetësuar për "një sërë sjelljesh të papritura" kur inteligjenca Artificiale u përpoq të kapërcente pengesat, të tilla si skedarët që mungojnë ose konfliktet e softuerit.

Në këto skenarë, AI shpesh përfundonte procese të tjera konfliktuale, rindizte sistemin për të rregulluar gabimet e harduerit ose kryente skanime automatike për të kërkuar informacione që do të ndihmonin në zgjidhjen e problemit.

Për ekspertët “vetë-riprodhimi i suksesshëm pa ndihmën e njeriut është hapi kryesor për inteligjencën artificiale”. 

Rezultatet e sugjerojnë se sistemet e sotme të AI tashmë shfaqin aftësinë për t'u vetë-klonuar  dhe mund ta përdorin këtë aftësi për të rritur më tej mbijetesën e tyre.

Studimi përfundon me një thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të krijuar rregulla që do të sigurojnë që inteligjenca artificiale të mos përfshihet në vetë-klonim të pakontrolluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy