Tola: Inflacioni në muajin mars kapi rekord historik 7.5 % në Europë, më e larta që pas emetimit të € (VIDEO)

Tola: Inflacioni në muajin mars kapi rekord historik 7.5 % në Europë, më e larta që pas emetimit të € (VIDEO)

Pasojat ekonomike të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës është ndjerë në tërë Evropën.

Ekspertët flasin për fenomenin e “stagflacionit”, që përfshin njëherësh edhe rritjen e çmimeve, edhe ngadalësimin e zhvillimit ekonomik.

Lidhur me këtë argument, eksperti i ekonomisë, Igli Tola, tha përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, se kjo shifër e inflacionit është më e larta që pas hedhjes së euros në qarkullin në UE dhe se nevojitet ndërhyrje që të mos cenohet stabiliteti i qytetarëve.

Parashikimi i Bankës Qendrore dhe i Eurostat është që në mars kur u bë korrigjimi i inflacionit ka kapur shifra rekord 7.5% që është vlera më e lartë e emetimit të Euros në Unionin Evropian.

Rekordet shënohet në Spanjë ku parashikimet ku deri në fund të vitit, norma e  inflacionit do të shkoj mbi 1500, edhe Gjermani është në këtë nivel. Sa i përket këtij niveli të lartë të inflacionit, kuptohet që barra kryesore është shkaktuar nga rritja e hidrokarbureve, vetëm gjatë marsit është rritur ne mbi 45% në raport me shkurtin, pastaj flasim për gazin, energjinë elektrike, dhe për të shkuar drejt produkteve të shportës bazë, të cilat kanë pësuar rritje mbi 5 %m me rritje dyfishore, edhe më tej.

Dhe kjo është një situatë që ndryshe sa mendohej pak përpara që ky do të ishte një inflacion thjesht provizor, i përkohshëm, për shkak të krizës së shkaktuar mes Ukrainës e Rusisë, sot prognozat tregojnë se ne do të jetojmë në një periudhë relativisht mesatare dhe afatgjatë me nivele te larta të inflacionit dhe prandaj edhe ndërhyrja duhet të jetë akoma më e shpejt, pasi cenohet stabiliteti i qytetarëve dhe konsumi i tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy