Shumica e vendeve anëtare të BE janë pro heqjes së të gjitha masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndërsa një numër më i vogël i shteteve do që heqja e tyre të bëhet në mënyrë graduale. Lajmi bëhet me dije nga “Radio Evropa e Lirë” duke cituar burime diplomatike në Bruksel.
“Shumica e vendeve anëtare duan që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, por janë disa vende, në mesin e tyre edhe tri vendet e QUINT-it (Gjermania, Franca dhe Italia) që duan heqjen graduale të masave ndaj Kosovës”, raporton REL.
Kujtojmë që Kosova është nën masa ndëshkuese nga BE prej gati një viti. Masat ndaj Prishtinës u vendosën pasi nuk ishte bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në Veri.



