Soko: Amnistia penale, lëvizje që vjen nga mbipopullimi i burgjeve. Zonat e mbrojtura po vihen në shërbim të oligarkëve (VIDEO)

Soko: Amnistia penale, lëvizje që vjen nga mbipopullimi i burgjeve. Zonat e mbrojtura po vihen në shërbim të oligarkëve (VIDEO)

Amnistia penale prej më shumë së tre muajsh ndodhet në Kuvend në pritje të miratimit dhe gjetjes së dakordësisë së partive politike për vota. 3150 të dënuar do të përfitojnë nga kjo amnisti në rast se ajo miratohet, po sipas Manjës kjo vlen për të gjitha kallëzimet e depozituara në Prokurori deri në datën 31 janar 2024.

Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Pano Soko në MCN Live u shpreh se është kundra amnistive, ndërsa theksoi se kjo lëvizje vjen për shkak të mbipopullimit të burgjeve.

Është kthyer në një problem çështja e burgjeve dhe këtu problemi më i madh është te kodi penal dhe ai i procedurës. Ne kemi sot një krizë paraburgimesh se për vepra të vogla minore çojnë në numër të madh personash në burg. Jam kundër amnistive në vetvete sepse simulohet pastaj mesazhi që nuk ka problem se çfarë bën se vjen një moment që ti do falesh. Jam dakord për një përvjetor jubilar, por jo në mënyrë permanente se pastaj kot që japim dënime.

Ndërsa lidhur me projektligjet për zonat e mbrojtura që po kundërshtohet nga opozita dhe grupet e interesit Soko tha se zonat e mbrojtura po vihen në shërbim të oligarkëve.

Siç janë sot mekanizmat e rregullimit politik është e pamundur ta zhbësh një vendim politik lidhur dhe me zonat e mbrojtura. Sa herë është diskutuar këto vijnë nga presioni i oligarkëve për ta parë atë si një burim i mirë për të ardhurat e tyre dhe ajo që drejton këtë polittikbërje është interesi i disa njerëzve dhe jo kombëtar. 

Sot shteti shqiptar pjesa më e madhe e ligjeve nëse e shikon ka qenë në funksion shtetit shqiptar ka qenë jjë noter i legalizimit të interesit material të një kasti të caktuar njerëzish, me emra dhe mbiemra, janë të gjithë ata që janë rreth kryeministrit janë të interesuar për të marrë zonat e mbrojtura, janë të interesuar të hyjnë në ato asete.

Problemi është të zhbëjmë këto mekanizma, por që të fitosh në një referendum këtu duhet që votat të jenë 50 plus 1 e listës së votuesve. Lista ka 3 mln e 400 votues dhe të fitosh një referendum duhet të marrësh gjysmën e votave të qytetarëve të Shqipërisë të aftë për të votuar. Ja pse është e vështirë sepse këta i kanë mbyllur mekanizmat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy