Jeff Bezos: 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin e klimës

Jeff Bezos: 10 miliardë dollarë për të luftuar ndryshimin e klimës

Bosi i Amazon-it Jeff Bezos ka premtuar 10 miliardë dollarë për të ndihmuar në luftimin e ndryshimit të klimës.

Njeriu më i pasur në botë tha se paratë do të financojnë punën e shkencëtarëve, aktivistëve dhe grupeve të tjera.

"Unë dua të punoj së bashku me të tjerët për të forcuar mënyrat e njohura dhe për të eksploruar mënyra të reja të luftimit të ndikimit shkatërrues të ndryshimit të klimës", tha ai.

Në llogarinë e tij në Instagram, Bezos u shpreh se fondi do të fillojë me shpërndarjen e parave këtë verë.

Z. Bezos ka një vlerë neto të vlerësuar prej më shumë se 130 miliardë dollarë që do të thotë se ka ofruar rreth 8% të pasurisë së tij. Ai gjithashtu po financon programin hapësinor “Blue Origin”, i kritikuar për gjurmën e tij të karbonit.

Në krahasim me disa multimiliarderë, Z. Bezos ka bërë vetëm filantropi të kufizuar. Dhurimi i tij më i madh përpara këtij premtimi mendohet të ketë qenë 2 miliardë dollarë në shtator të vitit 2018 për të ndihmuar familjet e pastreha dhe për të financuar shkollat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy