Analisti Ilir Kalemaj komentoi në MCN Live zhvillimet e fundit në Ukrainë, ku së fundmi u raportua për një sulm nga rusët në centralin bërthamor Zaporizhzhia, që sipas analistit nuk besohet të ketë qenë i qëllimshëm. Kalemaj tha se mund të ketë qenë një aksident, pasi rusët nuk kanë interes për të çliruar radioaktivitet, pasi kjo do rrezikonte vet Moskën.
Ukraina ka disa nga centralet më të mëdhenj në Evropë, duke filluar nga famëkeqi Çernobili. Sulmi në Zaporizhzhia, për fat të mirë deri tani s’ka rrezik. Rusët s’kanë interes për të çliruar radioaktivitet, pasi kjo do kërcënonte vet Rusinë. Këto sulme shkojnë në shkallën e Gjenocidit, kalojnë edhe krimet e luftës. Deri tani duke iu referuar edhe organizatës bërthamore me qendër në Vjenë, nuk duket se ka rrezatim, do kishim të bëjmë me radioaktivitet, dhe kjo do ishte fatale, edhe për pjesën tjetër të Evropës për shkak të resë bërthamore. Është tronditëse nëse do mendohej se do ishte bërë me qëllim. Nuk besoj të ketë shkuar në këtë masë çmenduria. Mund të jetë një aksident njerëzor. Por s’duhet harruar që rusët e kanë marrë në kontroll dhe kanë fikur zjarrin.
Analisti vuri në dukje faktin se një pjesë e oligarkëve po dalin kundër luftës së Putinit, duke shtuar se ajo i ka kushtuar Rusisë 7 miliardë dollarë, për 7 ditë.
3 për qind të oligarkëve kontrollojnë më shumë se 90 për qind të aseteve. Tani ky rreth oligarkësh po del kundër luftës dhe Putinit. Shërbimet inteligjente e kanë gënjyer Putinin, duke i thënë se ukrainasit do ta mikëprisnin popullin vëlla rus. Ata nuk prisnin vullnetin e popullit ukrainas, shkalla e gjerë ushtarake dhe lidershipi ukrainas. Deri tani lufta ka kushtuar 7 miliardë dollarë, për 7 ditë. Amortizimi i ushtrisë ruse ka kushtuar”
Ilir Kalemaj tha se Putini ka frikë nga ndonjë puç i brendshëm, ndërsa shtoi se shefi i Kremlinit i ka djegur tanimë kartat e fundit që ka pasur në dorë.
Askush s’e imagjinonte që sanksionet do ishin kaq të forta, kaq të shpejta, dhe me këtë efekt. 65 për qind ka rënë rubla ruse, ka çuar inflacionin në shkallë të paimagjinueshme. Kompanitë e mëdha franceze, gjermane, amerikane, po i shesin aksionet dhe po ikin nga Rusia. Putini ka frikë nga ndonjë puç i brendshëm, grusht shteti. Një nga drejtuesit e Partisë Republikane i bëri thirrje ushtrisë ruse të vrasë Putinin. Situata është kritike, Putini ka djegur edhe kartat e fundit që ka pasur në dorë. Putini po censuron çdo lloj zëri, madje po arreston edhe fëmijë”.



