Konfindustria Shqiptare kërkon nga qeveria të bëjë ndryshime në ligjin për koncesionet. Gjergj Buxhuku, Administratori i Përgjithshëm I Konfindustrisë I ftuar në studion e Tema Tv tha se propozimi është që të përfshihet në ligj koncepti i garancisë në para "Cash" në përqindje prej 5-10% të masës së investimit të pretenduar të fituesit të koncesionit.



