Shqipëria e Maqedonia e Veriut nesër në mbledhjen e përbashkët, nënshkruajnë 18 marrëveshje

Shqipëria e Maqedonia e Veriut nesër në mbledhjen e përbashkët, nënshkruajnë 18 marrëveshje

Nesër dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe Shkupit mbajnë mbledhjen e përbashkët. 

Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar nesër do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut, ku në një takim zyrtar do të pritet nga kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Mësohet se mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruhen edhe marrëveshje dhe memorandume ndërqevritare.

Bëhet fjalë për 18 të tilla dhe më të rëndesishmet janë ndërtimi i portit të thatë në Strugë, ndërtimin e autostradës “korridorri i tetë” apo krijimi i një “one stop shop” për kontrollin e përbashkët mes dy vendeve në kufi.

Poashtu prej orës 14:10 do të ketë edhe një konferencë të përbashkët mes dy kryeministrave.

Axhenda e plotë:

E hënë, 14 nëntor 2022  Shkup

10.30 – Ceremonia e pritjes në Kryeministrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me të gjithë nderimet shtetërore-ushtarake

10.45 – Takim tete-a-tete i dy kryeministrave. (Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë)

11.00 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive (Fjalë hyrëse nga të dy kryeministrat) që vijon me diskutimin e hapur të ministrave nga të dyja kabinetet qeveritare. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmbyll sesionin plenar.)

12.35 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve ndërqeveritare

13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave ​

14.10 – Foto e përbashkët

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy