Publikimi i adresave të 1000 personave të nominuar për çmimin e vitit në Britaninë e Madhe është konsideruar një katastrofë e vërtetë nga mediat dhe njerëz të politikës.
"Një fatkeqësi e vërtetë", është shprehur Iain Duncan Smith, ish-ministër i kabinetit duke thënë se ministrat duhet të merren seriozisht me këtë çështje, ndërkohë që një ish-shef i shërbimit civil e quajti atë një "dështim serioz".
Zyra e kabinetit ka kërkuar falje dhe thotë se po heton mbi çështjen.
Lista e 1 097 personave që do të nderoheshin me çmime, përfshirë emrat e profilit të lartë si Sir Elton John, kriketer Ben Stokes, kuzhinier TV Nadiya Hussain dhe ish-drejtori i ndjekjeve publike Alison Saunders u shfaq në një faqe zyrtare të premten dhe u hoq të shtunën.
Detaje të mjaft personave të famshëm, oficerëve të lartë të policisë dhe të politikanëve u publikuan në internet për rreth një orë. Dokumenti përmbante adresa të plota, përfshirë numrat e shtëpive dhe kodet postare. /BBC/



