
Ermira Kola është këngëtarja e serenatave korçare, e cila që nga vitet e 90-ta ishte në tregun e muzikës, që së fundi ishte tërhequr nga skena në vend.
E ftuar në programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, Kola foli për rikthimin e saj në skenën muzikore në dy vitet e fundit.
Njerëzit më kanë kërkuar kudo, kanë kërkuar rikthimin tim. Nuk është se kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, jam martuar, pastaj bëra çunin dhe nuk e di pse jam tërhequr, i përjetoj gjërat si një njeri më sensibël.
Po bëj dy vite që jam rikthyer në skenë duke kënduar në ambiente tërësisht për serenatat korçare.
Aty ku këndoj është një restorant tërësisht familjar ku e gjej vetën, dhe repertori im është fiks për këtë vend. Për vitin e ardhshëm do të vij në treg me klipe dhe këngë të reja në treg.
E besoj që viti 2024 do të jetë vit ideal për projekte të reja, besoj se do të nxjerr më të mirën.



