Një qendër trajnimi policësh në Atlanta, në jug të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte skena e përleshjeve midis dhjetra protestuesve dhe autoriteteve.
Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, arsyeja e kësaj proteste ishte ndërtimi i kësaj qendre trajnimi në Atlanta.
35 persona u arrestuan gjatë kësaj përballjeje në Atlanta.
Një grup agjitatorësh të dhunshëm përdorën pretekstin e një proteste paqësore kundër qendrës stërvitorepër të kryer një sulm të koordinuar ndaj pajisjeve të ndërtimit dhe policisë.
Kështu deklaroi policia në Atlanta.
Që nga viti 2021 dhe njoftimi i parë i ndërtimit të një qendre trajnimi në më shumë se 34 hektarë në këtë metropol jugor, protestat janë rritur kundër projektit të quajtur " qyteti i policisë " (" flicville ") nga kundërshtarët e tij.



