
Irani thuhet se ka kërkuar sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore nga Rusia ndërsa përgatitet për hakmarrje të mundshme kundër Izraelit pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.
Kjo është raportuar nga mediat iraniane, të cituara nga New York Times.
Sipas gazetës amerikane, dy zyrtarë iranianë, duke përfshirë një anëtar të Gardës Revolucionare, konfirmuan se Moska do të fillonte transferimin e sistemeve të mbrojtjes, duke përfshirë radarët dhe bateritë kundërajrore.



