Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa në një lidhje skype me studion e ‘MCN Live’ ka komentuar për drogën në shkolla për të cilën u shpreh se pavarësisht goditjes nga operacionet përkatëse fenomeni nuk mbaron por vijon të jetë prezentë.
Ai tha se nuk duhet të hiqet nga vëmendja siguria dhe se nuk mund të jetë vetëm policia garancia e saj por të gjithë institucionet shqiptare duhet të mbajnë përgjegëejsi për sigurinë e fëmijëve. Sipas tij nuk mund të përjashtohet as mundësia e implikimit të policisë.
Njoftimi për drogën në formën e çamçakëzit u shua nga një përgjigje zyrtare e policisë dhe thanë se nuk ishte lëndë narkotike. Elementi çamçakëz nuk duhet nënvlerësuar, sepse të gjithë ata që merren me lëndët narkotike gjejnë çdolloj mundësie për ta ushtruar atë në çdolloj forme të ndryshme.
Problemi është se elementi siguri nuk ndal dhe perimetri nuk mund të jetë vetëm policia por të gjithë institucionet shqiptare. Prandaj kur themi u kapën kaq persona nga operacioni i radhës nuk duhet lënë me aq sepse ky fenomen nuk e ndalon me atë.
Nuk mund të them se është e implikuar e gjithë policia por vetë policia e ka pranuar se ka efektivë të implikuar. Ne kërkojmë të bëjmë reforma, por thjeshtë bëjmë rokada dhe problemi vijon të mbetet.



