“Të parët” për sigurinë kibernetike/ Semanaj: Indeksi mat sasinë dhe cilësinë e dokumenteve për mbrojtjen nga krimi kibernetik, jo kapacitetet reale

“Të parët” për sigurinë kibernetike/ Semanaj: Indeksi mat sasinë dhe cilësinë e dokumenteve për mbrojtjen nga krimi kibernetik, jo kapacitetet reale

Shqipëria renditet e para në botë në indeksin global të sigurisë kibernetike NCSI. 

Por mënyra se si kryeministri e ka interpretuar këtë rezultat dhe mënyra se si ai i është paraqitur publikut kanë ngjallur debat.

 

Eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, në një prononcim për edicionin e lajmeve në MCN TV, thotë se indeksi vlerëson kryesisht sasinë dhe cilësinë e dokumenteve, procedurave dhe politikave të hartuara për mbrojtjen nga krimi kibernetik, dhe jo domosdoshmërisht kapacitetet reale teknike të një shteti.

 

 

Ky indeks bart thjesht sasinë dhe cilësinë e shkresave, të cilat bëhen përmes vetëdeklarimit. 

 

Pra, duket që shteti shqiptar ka qenë i devotshëm për të përpiluar sa më shumë procedura dhe politika dhe të gjitha t’ia dërgojë një pale të tretë. 

 

Në këtë proces kanë ndikuar edhe organizata dhe kompani që kanë asistuar institucionet shqiptare në hartimin e procedurave dhe politikave për sigurinë kibernetike.

 

Kemi të bëjmë me një organizatë jofitimprurëse të themeluar në Estoni, ku bashkëthemeluese është edhe një organizatë e lidhur me Soros. 

 

Nga ana tjetër, kjo organizatë merr fonde nga BE-ja dhe KE-ja dhe një pjesë e madhe e këtyre fondeve ka qenë për Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. 

 

Megjithatë, sipas ekspertit, fakti që institucionet kanë hartuar dhe dorëzuar një numër të madh dokumentesh dhe procedurash nuk duhet të interpretohet automatikisht si dëshmi se Shqipëria ka kapacitetet më të avancuara kibernetike në botë.

 

Asistenca teknike dhe trajnimet e institucioneve shqiptare për hartimin e procedurave të sigurisë kibernetike janë në vetvete një zhvillim pozitiv.

 

Është marrë me trajnimin e institucioneve shqiptare për të rritur kapacitetet në letër të luftës ndaj krimit kibernetik: si të mbrohemi, si të shkruajmë procedurat dhe si duhet të jenë politikat për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. 

 

Kjo është një gjë e mirë, sepse këtu nis edhe mbrojtja ndaj krimit kibernetik. 

 

Megjithatë, fakti që institucionet kanë hartuar dhe dorëzuar një numër të madh dokumentesh dhe procedurash nuk duhet të interpretohet automatikisht si dëshmi se Shqipëria ka kapacitetet më të avancuara kibernetike në botë.

 

Renditja në NCSI duhet parë në kontekstin e metodologjisë së indeksit dhe mënyrës se si mblidhen dhe vlerësohen të dhënat, duke bërë dallimin mes kapaciteteve të dokumentuara në politika dhe procedura dhe aftësisë reale për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy