MCN Tv në Klik Ekspo Group/ Lule: Sjellim diversitet në përshtatje të kërkesave të tregut. Cernohorsky: Çekia ka investuar në ndërtim e mbrojtje (VIDEO)

MCN Tv në Klik Ekspo Group/ Lule: Sjellim diversitet në përshtatje të kërkesave të tregut. Cernohorsky: Çekia ka investuar në ndërtim e mbrojtje (VIDEO)

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Klik Ekspo Group, çeli dje siparin e edicionit të 31-të të tij, i cili do të jetë i hapur për publikun deri me datën 8 nëntor.

 

Agimarta Lule, një nga organizatoret e panairit tha për mikrofonin e MCN Live se panairi është gjithëpërfshirës, por i përshtatet kërkesave të tregut. 

 

Kemi nisur në 09:30. Kishim konferencën e parë për energjetikën, cilat janë arritjet dhe sfidat për të ardhmen, lidhur me sa ka të bëjë OST, OSHEE, KESH, gjitha fushata e energjetikës dhe institucionet që e mbulojnë atë. 

 

Atë që e quajta më interesante ishte një shkencëtar i ri, Arjan Çiftja, nëj shkodran i talentuar që jeton në Norvegji që ka bërë një gjetje dhe është në përpjekje  për të gjetur patenta dhe ta strukturojë siç duhet dhe të na e shpalosë.

Ajo që mund të interesojë publikut është plantacioni i Karavastasë, investim i ri i energjetikës shqiptare lidhur me panelet fotovoltaike. 

 

Po ndodh konferenca për turizmin. Kemi më vonë për infrastrukturën dhe vendndodhjen e Shqipërisë. Korridoret dhe pozicioni i Shqipërisë në rajon. 

 

Nuk mund të bëjmë diçka monotone, kemi një emër të përbashkët të gjitha viteve që është panairi gjithëpërfshirës. Sjellim diversitet dhe në përshtatje të kërkesave të tregut. 

 

 

David Cernohorsky, atashe i çështjeve ekonomike i Çekisë tha se është investuar në Shqipëri në disa sektorë. 

 

Po mundohemi të jemi aktivë në Shqipëri. Kam ardhur këtu 1 vit më parë. Tani jemi në disa sektorë në mbrojtje, ndërtimin, sektorin e shërbimeve.

 

 

Daniel Risteksi, një nga prodhuesit më të mëdhenj të pianove në botë, pjesëmarrës në panair tha për mikrofonin e MCN Tv se industria ku ai punon është shumë komplekse. 

 

 

Është industri shumë komplekse. Është instrument shumë kompleks pianoje. Flasim për 2500 pjesë që janë të kalibruara në njësi milimetrike që punohen 90% me dorë dhe me dashuri të pamasë. Kompani ka startuar 40 vjet më parë. Vellai im dhe unë jemi brezi i dytë që po punojmë në këtë kompani.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy