Mazhoranca shtyn dekretin e presidentit për ‘Anti-shpifjen’/ Reagojnë pozitivisht Meta dhe Soreca

Mazhoranca shtyn dekretin e presidentit për ‘Anti-shpifjen’/ Reagojnë pozitivisht Meta dhe Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka mirëpritur vendimin e parlamentit për të shtyrë votimin e paketës “anti-shpifje”.

Ai ka deklaruar se tashmë po presin për opinionin e Venecias.

“Mirëpresim vendimin e mazhorancës për të shtyre votimin për këtë paketë. Po presim për opinionin e venecias dhe i inukraojmë autoritetet që t’i adresojnë shqetësimet e tyre”, shkruan Soreca në twitter.

“Hap pozitiv” e ka quajtur presidenti i vendit, Ilir Meta, shtyrjen e votimit për Antishpifjen nga Kuvendi, deri në pritjen e opinionit të Komisionit të Venecias.

Në një deklaratë për mediat, Meta e ka përshëndetur atë që e ka cilësuar reflektim që i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët.

“Hap shumë pozitiv që e përshëndes se reflektimi i cili i shërben në cdo rast qëllimit më të madh të përbashkët. Eshtë pikërisht mbrojtja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe garantimi i standardeve demokratike. Nuk është humbje për askënd përkundrazi aq më tepër dihen shqetësimet mjaft serioze të ndërkombëtareve dhe ky është një moment pozitiv”- tha ai.

 Sot në seancë, shumica parlamentare u tërhoq nga votimi për “Paketën antishpifje”, ndërkohë që në rendin e ditës ishte parashikuar votimi për dekretin e Presidentit Meta, që kërkoi mosmiratimin e kësaj pakete. Me votim, pas propozimit të bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Kuvendi ka hequr nga rendi i dites votimin për dekretin e Presidentit për “Antishpifjen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy