Nga 1 tetori, të gjitha mjediset e brendshme të kafeneve do të jenë të aksesueshme.
Masa lehtësuese është marrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u bë e ditur në një dalje për mediat nga ministrja Ogerta Manastirliu.
Sipas saj, një masë e tillë ka për qëllim që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet kundër Covid-19.
Ndërkohë, mbeten të mbyllura klube nate, pabe, disko. Task Forca do të inspektojë zbatimin e masave dhe protokolleve.



