Deri në datën 25 gusht meteroelogët kanë parashikuar mot të kthjellët me temperatura më të larta se vlerat normale të muajit gusht. Por në fund të muajit gusht do të ketë një rënie të temperaturave me 4 gradë celcius.
Adiola Bani nga METEOALB ka thënë se duke filluar nga mesi i javës së ardhshmë dhe deri në fund të muajit gusht do të kemi një prezencë të vranësirave në të gjithë vendin tonë, ç’ka do të shoqërohet edhe me rebeshe shiu.
Gjatë të premtes së ardhshme pritet që reshjet e shiut të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.
Ndërs temperaturat këtë të dilë do jenë në 38 gradë celcius në rrethinat e Elbasanit dhe Beratit, mesjava e ardhshmë do të ketë herë pas here rebeshe afatshkurtra shiu.
Pritet që temperaturat të kenë rënie të ndjeshme nga 37 të shkojnë në 32 gradë celcius.



