Dorëshkrimi origjinal i një simfonie shitet për 5,32 milionë euro!

Dorëshkrimi origjinal i një simfonie shitet për 5,32 milionë euro!

Dorëshkrimi origjinal i Simfonisë nr2 “Resurrection” e Gustav Mahler u shit sot në ankand në Londër me një vlerë rekord prej 4,54 milionë sterlina (5,32 milionë euro), njoftoi kompania “Sotheby’s”.

“Kjo shumë vendos një rekord në ankandet për një dorëshkrim muzikor”, njofton “Sotheby’s” në një komunikatë.

Sipas shtëpisë së ankandit, e vetmja shitje që i afrohet, përkon me vitin 1987 kur dorëshkrimet e nëntë simfonive të Mozartit u shitën për 2,5 milionë sterlina në Londër.

Të shkruara nga vetë dora e Mahler, 232 faqet origjinale të Simfonisë nr2 i përkisnin një sipërmarrësi nujorkez, Gilbert Kaplan, që vdiq në janar.

Kaplan ishte një nga admiruesit më të mëdhenj të kompozitorit austriak (1860-1911) të cilin e kishte dëgjuar për herë të parë në sallën e koncerteve “Carnegie Hall” në Nju Jork në vitin 1965.

“Dorëshkrimi është në gjendjen e tij origjinale, me fshirjet, alternimet dhe shënimet, të shkruara në shumicën e rasteve me laps blu”, thekson “Sotheby’s”.

E kompozuar mes viteve 1888 dhe 1894, Sinfonaia nr2 është një pjesë madhështore që luhet nga 90 muzikantë dhe një kor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy