“Balluku”, Kushtetuesja vendos pas mesdite nëse ankimimi i Kryeministrit do kalojë për shqyrtim (VIDEO)

“Balluku”, Kushtetuesja vendos pas mesdite nëse ankimimi i Kryeministrit do kalojë për shqyrtim (VIDEO)

Gjykata Kushtetuese vendos sot nëse do e kalojë për shqyrtim anikimimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama, i cili kërkon anulimin e vendimit të GJKKO për pezullimit për zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.

 

Gazetari Mariglen Kume raportoi për “MCN Live” se vendimi pritet të merret pas orës 13.00 ku tetë gjyqtarët e Kushtetueses do të shqyrtojnë nëse ankimimi i bërë është në përputhje me kriteret. 

 

Nëse kërkesa do të pranohet, do të duhet të caktohet një datë për shqyrtimin e në themel të kërkesës së Kryeministrit.

 

Edhe Gjykata Europiane sipas kreut të qeverisë, është në të njëjtën linjë që nuk mund të pezullohet një ministër, pasi një ministër ka të njëjtin imunitet si deputeti i parlamentit. 

 

Sipas ankimimit, zonja Balluku është edhe deputete edhe ministre dhe pezullimi i postit të ministrit, është në cenim të ligjit. 

 

Kreu i qeverisë ka përmendur se kanë mbetur 36 akte të cilat nuk mund të ecin përpara për shkak se mungon ministri i linjës dhe një prej tyre është lidhja e një marrëveshje për të vendosur linjën ajrore Shqipëri-Kanada.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy