Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Dakli

Koronavirusi i merr jetën ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Dakli

Është ndarë nga jeta , si pasojë e koronavirusit, ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Engjëll Dakli. Ai nuk mundi që të fitonte betejën me Covid-19.

Dakli po kurohej në Turqi pasi gjendja e tij ishte përkeqësuar, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.

Engjëll Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000.

Për vdekjen e Daklit, me pikëllim të thellë ka shkruar ish-kryeministri i Shqipërisë, Aleksandër Meksi, i cili e çmoi lart figurën e tij.

“Me hidhërim të thellë njoftoj miqtë e mi se ka ndërruar jetë Enjgjëll Dakli, një njeri në kuptimin e plotë të fjalës, i ndershëm në jetë e në punë ,specialist i aftë në fushën e tij si inxhinjer e në termoenergjitik, fjalëpak e modest. Ishte një demokrat real që e deshte përparimin e vendit.

Jam njohur me të kur ishte deputet (1992-1997), por sidomos kur u bë pjestarë i Qeverisë si Ministër i Punë, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politik (4.12.1994-!!.7.1996). Për mua e kreu me përkushtim, e ndershmëri e më së miri atë detyrë në ato kohë të vështira. E vazhdoj veprimtarinë politike e administrative si kryetar i Bashkisë së Elbasanit (1996-2000) e më vonë në detyra të tjera sipas profesionit të tij.

Gjatë viteve e kam takuar shpesh e bisedonim me qejf e kënaqësi.

Koha kalonte e unë e kujtonja shpesh për një episod, sipas meje të dhimbshëm. Një ditë diku pas 2005 më telefonoi e më tha se deshte diçka prej meje...e lamë takimin e duke pi kafe folëm pë gjithçka por  e pash se   nuk po më thoshte çfarë deshte prej meje dhe e pyeta.

Me shumë vështirë  duke ju dridhur zëri e me sytë ulur më kërkoi një rekomandim që të mund të punonte në një nga Ministritë (e PD) si specialist . Kur mbaroi ishte thuajse i përlotur i thashë i emocionuar , për ta qetësuar, se  a pi ujë firma ime..., e qetësova dhe    e kryem si i duhej atij. Këtë episod e kujtoj shpesh kur flitet për  vlerësime e për kontribute dhe ishte mendimi i parë pas hidhërimit e trishtimit nga lajmi i kobshëm për vdekjen e tij.

Ngushëllime të përzemërta familjes Dakli !!!

R.I.P. !

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy