
Njerëzit intersex lindin me të dyja gjinit me karakteristika mashkullore dhe femërore, të cilat mund të shfaqen në lindje ose më vonë gjatë jetës së tyre.
Shtete të tjera kanë miratuar ligje ndër vitet e fundit për të ndihmuar me identifikimin e njerëzve me dy gjini.
Gjykata Kushtetuese austriake ndërmori një vendim të ngjashëm me atë të Gjermanisë në qershor, ndërsa Australia, Zelanda e Re, Malta, India dhe Kanada të gjitha i kanë miratuar masat për të identifikuar çështjet me të cilat përballen qytetarët me dy gjini.
OKB thotë se deri në 1.7% të popullsisë botërore lindin me tipare të dy gjinive një gjë që diferencohet nga identiteti gjinor i një personi ose orientimi seksual.
Shumë njerëz përballen me stigmën, diskriminimin ligjor apo edhe me kirurgji të detyruar për shkak të këtyre karakteristikave.
Gjermania në të kaluarën mundësoi njerëzit me dy gjini të mos identifikohen as nga gjinia mashkullore as nga gjinia femërore sipas një ligji në vitin 2013.
Por në vitin 2017, gjykata e lartë e vendit vendosi se ishte diskriminim t'i mohosh njerëzëve një gjini, pasi një person i regjistruar si femër kishte një test kromosomi që konfirmonte se nuk i përkiste asjnërës nga dy gjinitë.
Parlamenti i Gjermanisë miratoi ndryshimin e ligjit muajin e kaluar, ndërsa ka hyrë në fuqi këtë 1 janar.
Aktivistët e cështjeve gjinore mendojnë se nevoja për një certifikatë të mjekut do të vështirësohet për njerëzit me dy gjini të cilët nuk kanë shfaqur karakteristika fizike.



