Dhuna mes adoleshenteve/ Malaj: Shoqëri në depresion të fortë. Psikologia: Sjellje ekstreme. Avokatja: Dënim maksimal

Dhuna mes adoleshenteve/ Malaj: Shoqëri në depresion të fortë. Psikologia: Sjellje ekstreme. Avokatja: Dënim maksimal

Një 17-vjeçare u dhunua nga tre vajza të tjera, ndërsa gjithçka u filmua dhe më pas shpërnda në rrjetet sociale.

 

Për këtë rast ish-zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, duke folur për “MCN Informacion” ngre problemin e shëndetit mendor.

 

Sipas saj, e gjithë shoqëria jonë është në depresion të fortë social dhe se ngjarja është e përsëritur dhe paralajmëruar. 

 

E gjithë shoqëria jonë është në një depresion të fortë social, ngjarja është një situatë jo vetëm e përsëritur, por e paralajmëruar, për dramat sociale që po kalon familja shqiptare. Vetë komuniteti ynë ka humbur ndjesinë ndaj individit. 

 

Radhët e gjeneratës Z që kanë dëshirë të shfaqen krejt ndryshe nga gjeneratat e tjera, duke e shfaqur forcën më shumë. Kur vjen puna për të kuptuar çfarë po ndodh me këtë gjeneratë dhe si ka mundësi që shoqëria ende nuk është përgatitur për këtë ndryshim, tregon bumerangun. 

 

Kjo është maja e ajsbergut, vetëm 1/3 shohim. Asgjë nuk ka qenë rastësore, ka ndodhur një ngjarje, këto vajza në rrjetet sociale jo vetëm shfaqeshin me fytyrë, por identifikoheshin si “4 musketieret”. 

 

Ato nuk ishin nga qyteti, por kishin ardhur nga fshatra të ndryshme dhe jetonin tek gjyshërit apo të afërmit. Sot një në dhjetë të rritur vuajnë nga problemet mendoret, prej sfidave të telefonit, Instagramit dhe gjithë problematikat që prindërit kanë humbur komunikimin. 

 

Nga ana e saj psikologia Eksena Qirici, flet për një shoqëri me background dhune edhe në mënyrën si duam të rehabilitojmë me dhunë dhe sjellje ekstreme.

 

Janë të mitura dhe diskutohet nëse qëllimi justifikon veprimin, backgraundin e vështirë që kanë apo nëse kanë një specifikë të shëndetit mendor. Se duket që regjistrimi, poshtërimi dhe përdorimi i videos si mënyrë më pas për të bërë presion apo shantazh, tregon se qëllimi është deri diku i strukturuar. 

 

Ne jemi një shoqëri që kemi background dhune, dhe në mënyrën si duam të rehabilitojmë me dhunë dhe sjellje ekstreme. Rëndësi ka që ti gjendet rrënja kësaj dhune. Abuzimet me substancat dhe ato seksuale, mund të japin shpjegim se pse kjo sjellje kaq ekstreme, për të gjetur një njeri të dobët dhe për të shkarkuar gjithë zemërimin tënd. 

 

Avokatja Aurora Marku, kërkon dënim maksimal për të gjitha vajzat e përfshira në aktin e dhunës.

 

Vetëm pasi pamjet u bënë mediatike pati reagim nga instoticionet. Kur një minoren paraqitet në institucionin e policisë, duhet patjetër prezenca e psikologut. Nuk jam fare dakord që do procedohen të lirë. Nuk duhet llogaritur pjesa e moshës, por është dhunë. 

 

Problemet e shëndetit mendor po përdoren për të shmangur përgjegjësinë ligjore. Për mendimin tim duhet të marrin dënimin maksimal sipas ligjit të gjitha vajzat e përfshira. 

 

Gentiana Susaj nga “ESD Albania” thotë se situata e filmimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale është një fenomen që ka ndodhur në shumë raste dhe do ndodhë dhe vetëm sa e përshkallëzon më tej pasojat që ka mbas aktit të dhunës për rastin në fjalë. 

 

Vetë kjo dinamikë vetëm do të ushqejë më shumë atë person që është dinamik. Edhe shpërndarja e rëndon më shumë situatën dhe e viktimizon më fortë vajzën që është rrahur në video. Është një farë trendi dhe një dhunë shtesë që i bëhet rastit në fjalë, që modele të tilla të përdoren dhe nga persona të tjerë. 

 

Pavarësisht akteve që kanë kryer vajzat dhunuese, historia e tyre vjen shumë më përpara. Kishte kohë që këto vajza ishin detektuar si problematike në shkollat ku ishin, ishin përjashtuar dhe nga shkolla. 

 

Shëndeti mendor është diçka shumë serioze, por që ka vend për tu analizuar dhe kërkuar përgjegjësi dhe llogari tek të gjitha institucionet, para se të dilte rasti në fjalë në rrjetet sociale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy