Toyota mbyll përgjithmonë fabrikën e saj në Rusi

Toyota mbyll përgjithmonë fabrikën e saj në Rusi

Përballë luftës që vazhdon në Ukrainë, Toyota ka njoftuar se do t’i japë fund përgjithmonë të prodhimit të automjeteve në fabrikën e saj në Shën Petersburg të Rusisë.

Kjo përfaqëson të gjithë linjën e prodhimit të automjeteve Toyota në Rusi, megjithëse kompania do të mbajë një prani në Moskë për të mbështetur operacionet e shitjes me pakicë.

Toyota pezulloi punën në objektin e saj në Shën Petersburg më 4 mars, pak më shumë se një javë pasi Rusia nisi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë. Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë kanë shkaktuar ndërprerje të rënda në linjat e furnizimit, megjithëse Toyota e mbajti fabrikën gati për të rihapur për shtatë muajt e fundit, nëse kushtet ndryshonin.

Por tani kompania nuk sheh asnjë shenjë të rifillimit të punës, duke bërë kështu mbylljen përfundimtare. Punonjësit e prekur nga mbyllja do të marrin ndihmë nga kompania me qëllim ripunësimin dhe trajnimin në specialitete të reja, duke përfshirë mbështetjen e tyre financiare, e cila do të shkojë edhe përtej detyrimeve të përcaktuara me ligj.

Përfundimi i prodhimit në Rusi nuk do të thotë që Toyota do të largohet plotësisht nga vendi.

Me shumë automjete në rrugët e vendit dhe një rrjet të shitjes me pakicë në vend, prodhuesi i automjeteve do të ketë ende një prani në Moskë për t’i shërbyer klientëve ekzistues të Toyota dhe Lexus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy