Meta në Finlandë, i dorëzon ish-presidentit Dekoratën e Flamurit Kombëtar

Meta në Finlandë, i dorëzon ish-presidentit Dekoratën e Flamurit Kombëtar

Gjatë vizitës në Finlandë, kryetari i Kuvendit, z. Meta, u prit në takim edhe nga ish-Presidenti i Finlandës, z. Martti Ahtisaari, i cili ka fituar çmimin “Nobel” për paqen dhe është themelues i Nismës për Menaxhimin e Krizave (CMI).

Meta i dorëzoi Ahtisaarit “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, të akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ky titull i është akorduar z. Ahtisaari me motivacionin: “Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm politik e diplomatik, si i Dërguar i Posaçëm i OKB-së për zgjidhjen e statusit të Kosovës, që shënoi nisjen e procesit të Pavarësisë së Kosovës e njohjen ndërkombëtare të saj, ndërtimin e institucioneve shtetformuese dhe demokratike në vend, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.

Ish-Presidenti i Finlandës, Ahtisaari, shprehu mirënjohjen për vlerësimin që i ka bërë Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy