Shënohet rasti i pari i vdekjes së një fëmije nga Covid-19 në Shqipëri.
Foshnja vetëm 16-muajshe, pak ditë më parë ishte shtruar në reanimacion në gjendje të rëndë pasi kishte edhe sëmundje të lindura.
Shkaku zyrtar i vdekjes është ende i paqartë, por foshnja me inicialet A.K. nga qyteti i Durrësit, ishte infektuar nga koronavirusi dhe më pas kishte pësuar hemoragji.
Ky është rasti i parë i një fëmije të prekur me koronavirus që ndërron jetë në vend.
Dje u raportua se katër fëmijë të prekur nga Covid-19 ndodheshin të shtruar në pediatrinë e QSUT, dy prej tyre në reanimacion.



