Luan Sherifi, picajoli më i suksesshëm në Itali: E nisa nga zeroja. Për 30 vite mora disa çmime ndërkombëtare për picën e kripur dhe të ëmbël

Luan Sherifi, picajoli më i suksesshëm në Itali: E nisa nga zeroja. Për 30 vite mora disa çmime ndërkombëtare për picën e kripur dhe të ëmbël

Një shqiptar i suksesshëm në vendin e picave në Itali, arriti të mësoj nga zeroja këtë zanat për tu bërë sot mjaft i suksesshëm atje.

 

Drupal Ad

 

 

 

Luan Sherifi nga Durrësi, rrëfeu për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MC”, se si emigroi 30 vite më parë në Itali duke filluar zanatin me larjen e pjatave dhe për të arritur deri sot ku është, si profesionist i picave të ëmbla dhe të kripura.

Picat e ëmbla janë shumë të përhapura këtu, ne i shërbejmë si desert, ne i këshillojmë në vend të ëmbëlsirës. Bëhet me kakao, fëstëk, të aromatizuar me kafe dhe mbushet me fruta te freskëta ose akullore.

Për të bërë një picë duhet fantazi dhe pasion të paparë dhe duhet bërë gjithë kohës azhurnim me gjëra të reja. Unë e ka filluara para 30 vitesh kur erdha nga Durrësi si fëmijë 16 vjeç, duke larë pjata dhe kusia. Nuk kisha ndihmën e askujt, as gjuhën nuk njihja fare, ngatërroja perimet. Avash- avash duke qenë i shkathët, më futën në prerjen e perimeve dhe mocarelave.

Sot si profesionist dhe picajol i suksesshëm në vendin e picave në Itali, ai numëron çmimet që ka arritur në çdo kompeticion për pica.

Për mua është shkruajtur edhe libri në mesin e 100 picajolëve më të mirë, aty flitet se si e nisa karrierën, ëndrrat e mia dhe të arriturat.

Sekreti i të bërit një picë të mirë është përdorimi i ingredientëve në masë të caktuar, miell me pak proteina, krip, ujë dhe maja e birrës. Brumi të qëndroj 24 orë, të jetë 1 kg miell dhe 600 gr ujë dhe pak maja birre.

Kam arritur të marrë disa çmime ndërkombëtare. Çmimi nacional për pica napolitane, për kategori kame dhe një çmim për pica klasike, dhe ty të tjera në Parma të Italisë dhe dy në Rimini përsa i përket pica deserte.

Kur shkova një here në Romë për një kampionat të madh, isha me dy orë gjumë dhe kisha harruar ingredientët në frigorifer në shtëpi, kisha marrë vetëm brumin me vete, me vinte të qaja.

Çfarë bëra, arrita për pak minuta të mbledh dhe të sajoj përbërësit, dhe disa ingredient të modifikuar, por arrita të marrë një çmim të parë dhe një të dytë me atë shpejtësi.

Pra, sekreti është pasioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy