Erdogan inauguron xhaminë më të madhe në Gjermani (VIDEO)

Erdogan inauguron xhaminë më të madhe në Gjermani (VIDEO)

Kryeministri turk Tayyip Erdogan përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Gjermani me inaugurimin  e xhamisë më të madhe të vendit, në Këln. Snajperët e policisë, të vendosur në çatitë e ndërtesave   ishin pjesë e masave të të sigurisë për të mbajtur larg ceremonisë së inaugurimit si mbështetësit, ashtu si dhe protestuesit . Autoritetet kanë anuluar planin për pjesëmarrjen e 25 000 personave, të cilët supozohesh të  merrnin pjesë në ceremoni.

"Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë  qytetarët tanë, pavarësisht vendodhjes tyre", tha Erdogani: "Ne nuk do të lejojmë një grup si ai FETO, simpatizantët e tij dhe PKK të dëmtojnë miqësinë turko- gjermane". Ndërtimi i xhamisë është financuar nga një organizatë islamike  me lidhje të ngushta me Turqinë. Rreth 1 000 protestues u mblodhën në bregun e kundërt të lumit Rhine, pasi ju  mohua leja për  marshim  në qendër të qytetit. Këlni është një qendër në të cilën jetojnë  më shumë se 3 milionë turq.  Në ceremoni morën pjesë kryebashkiaku i qytetit gjerman dhe Armin Laschet, kryeministri i rajonit.

 Erdogan ishte ftuar në Gjermani në një përpjekje për të rishikuar lidhjet me Berlinin, pas dy viteve të tentativës për grusht shteti në korrikun e 2016-s, ku shumë nga kritikët e tij gjetën strehim.

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri me dije pas takimit me Erdogan  se "ndarje të thella" mbeten  midis dy vendeve. Siria u njoftua për çështjet  kryesore të diskutuara midis Merkel dhe Erdogan, për shkak se të dy vendet vuajnë  pasoja të mëdha nga Lufta Civile Siriane. Turqia po pret më shumë se 3.5 milionë refugjatë që i ikin konfliktit sirian, ndërsa Gjermania strehon  më shumë refugjatë sesa çdo anëtar tjetër i Bashkimit Evropian.

Turqia ka parë javët e fundit rënien drastike të monedhës së saj, lira, pasi sanksionet tregtare të SHBA-ve u vunë në zbatim. Ankaraja është përballur me luftën ekonomike, që nga viti  kur Erdogan konsolidoi pushtetin, me një presidencë pa garancitë e kontrolleve dhe balancave.

Analistët thonë se që pas rizgjedhjes në qershor, Erdogan  tashmë ka de-facto kontrollin e pushtetit gjyqësor dhe legjislativ, duke qenë kështu njëherësh kreu i shtetit, i policisë dhe i ushtrisë. Disa zyrtarë të lartë gjermanë  pohuan për mediat se ofrimi i çdo ndihme të re ekonomike për Turqinë është përjashtuar.

Gjatë fjalimit të tij para turqve që jetojnë në Gjermani, Erdogan u ankua edhe në lidhje me yllin e futbollit Mesut Ozil, i cili i tha se kishte qenë i detyruar të ngelej  jashtë ekipit kombëtar të Gjermanisë  pas Botërorit,  për shkak të origjinës së tij turke.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy