
Rita Ora është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i dorëzoi medaljen këngëtares shqiptare me famë botërore, e ka quajtur imazh të Kosovës kudo në botë.
“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenarë me ty”, shkroi Thaçi në proflin e tij zyrtar.



