Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se gjithë popullata e përfshirë nën efektin e rrezatimit të tejskajshëm në kuadër të valëve afrikane, ku gjatë kësaj jave dhe javën në vijim temperaturat do të jenë tejet të larta.
Në një intervistë për MCN Live, Tomini këshilloi që foshnjat, moshat pediatrike, gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë, duhet të kenë kujdes ndaj goditjet e së nxehtit dhe të evitohen daljet nga ora 11.00-18.00.

Tomini rekomandoi respektimin e ushqimit të ekuilibruar bazuar në zarzavate dhe frutat e stinës.
Këshillohet të pihet 2 litra ujë, tepër e domosdoshme për këtë stinë. Është e këshillueshme që nëse duhet të dalin domosdoshmërisht, duhet të marrin kapele, ujë dhe të zgjedhin vende me hije.
Në det duhet të lyhemi me krem, në pjesët e ekspozuara dhe ta përsërisim vazhdimisht.
Duhet të eliminojmë pijet me kafeinë, me shumë sheqer dhe të fokusohemi te ushqimet pa yndyrë, duke u fokusuar në supë dhe zarzavate.
Rekomandimet për mbrojtjen e lëkurës të jenë të vazhdueshme, pasi kontakti i parë me temperaturën e lartë apo diferencat me ujin e detit dhe pishinave, sjellin kontraksione muskulare dhe metabolizmit dhe pamjaftueshmëri të qarkullimit të gjakut, duke kaluar më arreste kardiake, për shkak të ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave.
E rëndësishme që në grupmoshat e treta, më të rriskuara për arrestet kardiake, duhet ta transportojnë në një ambient me hije.
Nuk rekomandohet dhënia e shisheve me ujë në mënyrë të menjëhershme, por në sasi të pakta dhe shumë të pakta, deri në rikuperimin e situatës, si gjendja e të fikëtit.
Është shumë e rëndësishme që me peceta të njomura me ujë, lagim pjesën e qafës, pjesën e sqetullave dhe rrëzën e kofshës.
Siç nxehemi gradualisht, ashtu duhet të bjerë temperatura gradualisht, pasi dhe ambienti i jashtëm nuk arrin dot të bëjë dot një ekuilibër.
Ne jemi për të dytin vit që përballemi me një situatë të tillë temperaturash të larta.
Ministria e Shëndetësisë ka hartuar planin e masave, edhe në kuadrin e turizmit dhe planet e të nxehtit, urgjencat shëndetësore në gatishmëri, këshillimi nëpërmjet gjithë operatorëve, për riorganizim të orëve të punës.
Por është e rëndësishme që elementët vitalë të jetës si ruajtja e rendit, siguria rrugore, gatishmëria e strukturave shëndetësore.
Sa i takon situatës së virozave dhe Covid, Tomini deklaroi se aktualisht qarkullojnë një numër virozash nuk kanë lidhje me gripin.
Ka tendencë në rritje të shifrave të Covid. Nuk ka raste të hospitalizuara apo të rënda.
Aktualisht kemi qenë me 3-45 raste Covid në radhë, tani kemi kaluar në disa dhjetëra.



