Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar ashpër ndaj kreut të LIBRA-s, Ben Blushit, i cili sot gjatë ditës së sotme kishte takim me strukturat e partisë në këtë qytet ku nuk kurseu akuzat ndaj tij.
Dako i kujton Blushit kohën kur ishte në parti dhe kur kërkonte favore për tendera. Kryebashkiaku i Durrësit i thotë ish-socialistit se je nje kucke profesioniste me nje pamje prej mashtruesi firmato.
“O Blush qenke marre prape me mua sot me gjuhen e Sali Berishes! Po Saliu te pakten e ka nje taban e do s'e do. Kurse kjo puna jote ne gjuhen popullore quhet pune kuckash! Ti je nje kucke profesioniste me nje pamje prej mashtruesi firmato. Po ti nuk mashtron dot asnje socialist se ata te njohin cfare malli je! Me vjen per te vjelle sa here flet se me kujtohet si me lepiheshe per te marre tendera! Apo nuk te kujtohet kur vije dhe me thoshe jepja tenderin X-it apo Y-it se rregullohemi bashke?! Ti je nje sekser i semure per leke qe ben sikur je shkrimtar! Kete se di vetem une po dhe te tjere qe edhe sot u rri neper dyer per te kap ndonje lek si sekser! Kjo politike prej kucke qe ti ke bere gjithmone eshte natyra jote e vertete. Prandaj s'te doli asnje dite e keqja qe s'u bere dot minister i Edi Rames. Ju qepe Edi Rames me gure ne traste dhe thoshe pa pike turpi po ne te tjeret ku do hame!!!”, shkruan Dako.
Kreu i Bashkisë së Durrësit, Dako i kujton Blushit zgjedhjet e qershorit, që sipas tij do të faktojnë gjithçka me votë.
"Mua me je qepur me gure ne traste qekur ta kam thene cope publikisht se ti je qesharak si Grida. Po ne fakt edhe Griden eshte gjynaf ta krahasosh me ty! Ti je nje kucke qe nuk e ke as shoqen as shokun. Megjithate jam shume i gezuar qe me ne fund do matesh me vote me mua. Shume shpejt do vije 18 qershori dhe do ta shohesh vete cfare respekti kane durrsaket per nje mashtrues firmato si puna jote!", shkruan Dako.



