Analisti Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN u shpreh se ngjarja e 8 janarit vërtetoi dhe një herë se kryeministri Edi Rama përkrahë opozitën zyrtare me Lulzim Bashën.
Sipas Shkullakut policia nuk duhet të kishte ndërhyrë vetëm në momentin që mbështetësit e Berishës tentuan të ngjiten në katin e dytë ku ndodhej Basha, por duhet të lajmëronte paraprakisht nëse kjo protestë ishte me rrezik.
“Si Rama si PS preferojnë opozitën zyrtare dhe 8 janari e vërtetoi. Ndërhyrja e policisë ndodhi sepse kishte një akord mes Ramës dhe Bashës. Nëse policia do ishte e pa interesuar duhet të kishte marrë masa që më parë jo kur protestuesit tentuan të ngjiten në katin 2. Ne pamë që policia sulmoi me gaz dhe pasi doli nga zona e PD, pra nuk ishte vetëm nxjerrja e tyre nga selia.
Një element tjetër tregon që Rama kërkon ti japë akses Bashës. Lideri I opozitës bënë mitingje që të mos preket nga anëtarët e partisë së tij. Deri dje thuhej se pse Berisha duhet të sulmonte në 8 janar dhe të mos priste vendimin e gjykatës. Po nëse gjykata aprovon kuvendin e 11 janarit atëherë çfarë do të thojë Lindita Nikolla pas këtij përjashtimit.”, u shpreh Shkullaku.



