Prostitucion në Durrës, arrestohet një shtetase armene dhe procedohen disa persona të tjerë

Prostitucion në Durrës, arrestohet një shtetase armene dhe procedohen disa persona të tjerë

Një shtetase armene është arrestuar dhe disa persona të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, në kuadër të fazës së 13-të të operacionit policor “Storm”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion. 

 

Sipas hetimeve, dy apartamente të marra me qira në zonën e Vollgës dhe në zonën e Plazhit përdoreshin për ushtrimin e prostitucionit. 

 

Si organizatore e aktivitetit dyshohet një 52-vjeçare nga Armenia, e cila u arrestua në flagrancë. 

 

Gjatë operacionit u procedua penalisht edhe një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas shqiptarë nga qarku i Durrësit. 

 

Gjatë ndërhyrjes, shtetaset e huaja refuzuan të hapnin dyert e apartamenteve, të cilat u hapën me ndihmën e shërbimit zjarrfikës. 

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaporta, shuma parash, karta telefoni dhe blloqe shënimesh. 

 

Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy