“Arrestimi drejtorëve të bashkisë Tiranë”, Sejamini: Rrjet i strukturuar kriminal, kanë vjedhur për një kohë të gjatë

“Arrestimi drejtorëve të bashkisë Tiranë”, Sejamini: Rrjet i strukturuar kriminal, kanë vjedhur për një kohë të gjatë

Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se drejtorët e arrestuar nga SPAK si dhe personat e tjerë që janë nën hetim, janë një grup i strukturuar kriminal që në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë përfituar shuma të mëdha parash.

Sipas Sejaminit ata kanë vjedhur për një kohë të gjatë dhe të vazhdueshme dhe të gjithë kanë qenë në dijeni për këtë.

“Njëra nga personat që doli aty ka qenë kampione noti në Shqipëri dhe përfundoj duke firmosur letrat aty. Jetojmë në një shoqëri ku një kampione noti përfundon në hajdute të shqetësuar për të rregulluar letrat për të vjedhur.

Duke parë për emisionin më doli një postim i njërit prej drejtorëve që thoshte “Përmbytjet ndodhin edhe në Amerikë, por është një popull i paedukatë që hedh qeset.” Këta janë të gjithë mashtrues të nivelit të lartë dhe asnjë fjalë si duhet besuar. Këto janë të gjitha fasada dhe janë hajdutë të parave tona.

Këta janë askushi dhe s’kanë bërë asgjë më parë se në Bashkia. Gjëja e parë që kanë bërë në Bashki kanë filluar të vjedhin dhe Taulant Tusha sa kishte hyrë në Bashki kishte dhënë tender motrës së tij. Këta sa kanë vajtur në Bashki kanë filluar të vjedhin. Këta vjedhin sa shkelin në zyrë.

E kanë bërë në grup, nuk janë të shkëputur. Këta janë grup kriminal dhe janë bërë bashkë për një kohë të gjatë dhe kanë bërë më shumë se një krim. Kanë bërë vjedhje të përmasave të mëdha. Kanë vjedhur për një kohë të gjatë dhe të vazhdueshme. E kanë bërë krejtësisht hapur vjedhjen. Nga prokuroria ti kupton që të gjithë e dinë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy