Të dëgjosh muzikë me ritëm të lartë, mund të japë nxitjen e nevojshme për t’u ngritur nga kolltuku dhe për të t’u angazhuar në aktivitet fizik. Ky është rezultati i një hulumtimi të botuar në “Frontiers in Psychology”, i kryer nga Universiteti i Veronës.
Dëgjimi i këngëve me 170-190 rrahje në minutë (bpm) bën të mundur të përmirësohet performanca e stërvitjes, duke u lodhur më pak.
Falë muzikës së duhur, stërvitja mund të bëhet shumë më e këndshme dhe efektive dhe, në veçanti, një lloj ritmi i caktuar rrit përfitimet e stërvitjes dhe zvogëlon perceptimin e lodhjes fizike.
Zgjedhja e muzikës është, në të vërtetë, shumë subjektive dhe bazohet në preferencat individuale ose kulturore, por hulumtimet kanë vërtetuar që muzika ideale për stërvitje është ajo ritmike, veçanërisht kur praktikon aktivitete si ecja apo ngritja e peshave.



