Shpresa të reja për kurimin e distrofisë muskulare (VIDEO)

Shpresa të reja për kurimin e distrofisë muskulare (VIDEO)

Shkencëtarët ndezin shpresat për kurimin e distrofisë muskulare. Korrigjimi i gjeneve shihet si një dritë në fund të tunelit, pas një eksperimenti të kryer te qentë. Me anë të korrigjimit të gjeneve, shkencëtarët arritën të rikthejnë pjesërisht një proteinë, e cila nuk prodhohet te personat e prekur nga distrofia muskulare. Kjo teknikë do të testohet edhe te njerëzit.

Distrofia muskulare është sëmundja më e përhapur gjenetike te fëmijët dhe prek kryesisht djemtë. Ata lindin me një mutacion gjenetik, i cili me kalimin e kohës ndalon prodhimin e distrofinës, një proteinë e dmomosdoshme për funksionimin e muskujve. Sëmundja përparon me dobësimin progresiv të muskujve, ndërsa të prekurit nuk jetojnë përtej moshës së mesme.   

I njëjti çrregullim prek edhe disa lloje qensh. Por shkencëtarët kanë arritur, që me anë të teknikës së njohur si korrigjimi i gjeneve të rikthejnë prodhimin e distrofinës në katër prej kafshëve që morën pjesë në eksperiment.

Kjo është arritur falë një ndryshimi në zinxhirin e ADN-së që kishte pësuar mutacion. Praktikisht, eksperimenti ka të bëjë me injektimin e dy viruseve të padëmshme, të cilat korrigjuan gjenomin e qelizave të muskujve dhe zemrës. Rezultati ishte rikthimi i proteinës në indin muskulor të të gjithë trupit. Në mënyrë të veçantë u vu re korrigjimi në masën 92% i muskujve të zemrës dhe 58% i diafragmës, muskuli që bën të mundur procesin e frymëmarrjes. Studimi u krye nga Kolegji Mbretëror i Veterinarisë në Londër. Korrigjimi i gjeneve është testuar më parë te minjtë, por është hera e parë që ai rezulton i suksesshëm te gjitarët.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy