Katalonja ka shpllaur pavarësinë nga Spanja, e cila po përgatitet që të imponojë sundimin e saj direkt mbi këtë rajon.
Votimi në Parlamentin e Katalonisë vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barclenonës.
70 deputetë katalanas votuan për Pavarësi, 10 fletë kundër dhe 2 abstenim.
Në sallë shpërthyen brohoritje e duartrokitje, ndërsa anëtarët e parlamentit u përqafuan dhe u shtrënguan duart.
Ligjvënësit e opozitës kishin dalë nga dhoma përpara votimit të së premtes në shenjë proteste.
Partitë separatiste katalanase paraqitën sot në Parlamentin rajonal një rezolutë, në të cilën shpallin pavarësinë e rajonit të tyre, të kërcënuar nën tutelën e qeverisë qendrore, njoftoi një zëdhënës i koalicionit indipendentist në pushtet në Katalonjë.
“Ne e shpallim Katalonjën si shtet të pavarur në formën e Republikës, lexohet në parathënien e kësaj rezolute të prezantuar nga indipendistët, që kanë maxhorancën absolute në Parlamentin rajonal”, theksoi zëdhënësi.
Ndërkohë pritet edhe votimi në Senatin e Spanjës që do të lejojë suspendimin e autonomisë së Katalonjës.



