Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga policia greke pasi janë kapur duke transportuar me autobus një sasi prej 21 kg marijuanë.
Lënda narkotike u kap në Igumenicë, pasi ishte trafikuar nga kufiri i gjelbër.
Marijuana u kap në autobusin e linjës Igumenicë-Athinë, e ndarë në 18 pako me sasi totale 21 kg 708 gramë.
Ne pranga u vunë dy transportuesit shqiptarë 18 dhe 29 vjeç.



